75 Mall Live Search
10:32 / E Premte, 10 Tetor 2025 / S Z

Bajrami: Presim marrëveshje politike për konstituim të kuvendit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se presin marrëveshje politike për konstituim të kuvendit.

Bajrami tha se me 20 vota të LDK-së nuk konstituohet Kuvendi i Kosovës. “Ne para jush ftojmë dhe presim nga partia e parë që të thërrasë partitë shqiptare parlamentare për konsultim dhe marrëveshje politike për konstituim e kuvendit”, tha Bajrami.

Ajo tha se respektojnë vendimin e Gjykatën Kushtetuese, por duhet marrëveshje politike për konstituimin e kuvendit.