“Kuku për shkitë”, trajneri Stojkovic nuk pranon të udhëtoj në Andora: Asistenti im do e menaxhojë ndeshjen

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic nuk e ka përballuar humbjen ndaj Shqipërisë.
Kuqezinjtë fituan me rezultat 1-0, në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “Dubocica” në Leskovc, shkruan IndeksOnline.
Pas ndeshjes, Stojkovic në konferencë për media ka ofruar dorëheqjen, derisa ka thënë se Serbinë në ndeshjen e ardhshme ndaj Andorës do ta udhëheq Goran Dorovic.
“Është një kohë specifike. Nuk mendoj se do të udhëtoj për në Andorra. Është e paarsyeshme për mua të udhëtoj. Këtë ua thashë. Thashë që nuk do të shkoj në Andorra, asistenti Goran Đorović do ta menaxhojë ndeshjen. Është gjithçka jetë. Nuk ka nevojë të bëjmë bujë për këtë.”, ka deklaruar Dragan Stojkovic.
Me këtë humbje, Serbia ka pak gjasa të shpresojë për një kualifikkm në Kupën e Botës./IndeksOnline/