Memli Krasniqi voton: Do të votojmë edhe më 9 nëntor në balotazh, e në dhjetor në zgjedhje parlamentare

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka votuar sot.
Ai ka thënë se zgjedhjet lokale janë mundësia më e mirë për qytetarët.
Krasniqi i pyetur për zgjedhjet, tha se do të votojnë më 9 nëntor në balotazh e në dhjetor në zgjedhje parlamentare.
“Memli Krasniqi: Votuam jo vetëm për të kryer obligimin, por edhe për t’i dhënë Prishtinës drejtimin që meriton. Ftoj qytetarët që t’u japin drejtim komunave e qyteteve ku ata jetojnë. Verdikti i tyre duhet të jetë ai që vendos për të ardhmen e tyre. Sot do të jetë ditë e mirë, feste për qytetarët, e proces shembullor. Mundësia më e mirë për qytetarët që të vendosin për të ardhmen e tyre. Besoj që do votojmë më 9 nëntor në balotazh, e jo më larg se në dhjetor në zgjedhje parlamentare”, tha ai.