Lladrovci pas votimit: Kanë nisur probleme të vogla nëpër oborre të shkollave, kemi kërku të merren masa

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Ai pasi ka përfunduar votimin, në një paraqitje për media ka thënë se “kanë nisur probleme të vogla” nëpër ambientet e shkollave dhe ka shtuar se ka kërkuar të merren të gjitha masat.