75 Mall Live Search
11:14 / E Diele, 12 Tetor 2025 / P M

Albulena Haxhiu voton, u bën thirrje qytetarëve të dalin e të votojnë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet lokale.

Ajo teksa u bëri thirrje qytetarëve për të votuar, theksoi se përmes votimit do të mund të ndikojnë në jetën e tyre.

“Sapo ushtrova të drejtën e votës, sot është një ditë e rëndësishme për Prishtinën por edhe për gjithë komunat tjera. Në kutinë e vendvotimit më shoqëruan dy fëmijët e mi Tomori dhe Andrra dua ta mësojnë që e drejta e votës është e drejta qytetare. Përmes votimit ata mund të ndikojnë në jetën e tyre. I ftoj të gjithë qytetarët sidomos me theks te veçantë gratë dhe vajzat të ushtrojnë të drejtën e votës”, ka thënë Haxhiu.