75 Mall Live Search
11:33 / E Diele, 12 Tetor 2025 / F.R

Stili i saj s’kalon pa u vërejtur, bashkëshortja Rama rrëmben vëmendjen në qendrën e votimit

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Përparim Rama, ka hedhur votën e tij sot.

Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Kristale Rama, e cila ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante.

E veshur me një kostum ngjyrë vishnje dhe një pallto të hedhur mbi supe, Kristalja shkëlqente me prezencën e saj.

Familja Rama ka votuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, ku të pranishëm ishin edhe fëmijët e tyre./IndeksOnline/