75 Mall Live Search
19:24 / E Diele, 12 Tetor 2025 / H F

Doli i pari me vota në Podujevë, vjen reagimi i Bulliqit: Falemnderit me zemër

Sipas Exit pollit të  Klan Kosovës në komunën e Podujës prinë Shpejtim Bulliqi i LVV-së me 47.7%, Ekrem Hyseni i LDK-së 38,90%.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në komunën e Podujevës të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 31,892, apo 86 mijë e 668 qytetarë.

Pas kësaj ka reaguar vetë Bulliqi me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook.

Statusi i plotë i Bulliqit:

Qytetarë të nderuar të Podujevës, ju falënderoj me mirënjohje të sinqertë për pjesëmarrjen dhe për kulturën e lartë qytetare që treguat sot gjatë procesit të votimit.

Me qetësi dhe përgjegjësi, e dëshmuat edhe një herë se Podujeva është shembull i demokracisë dhe i qytetarisë.

Tani mbetet të presim numërimin e votave dhe shpalljen e rezultateve preliminare, me bindjen se vullneti i qytetarëve do të respektohet deri në fund.

Faleminderit me zemër!