Wilshere zyrtarizohet te skuadra e njohur angleze

Jack Wilshere është bërë me skuadër të re.
Ish-mesfushori i Arsenalit, është zyrtarizuar si trajneri i ri i skuadrës së ligës së tretë angleze, Luton Town.
Kjo është edhe skuadra e tij e dytë që menaxhon si trajner, pasi që ishte te Norwich City sezonin e kaluar si trajner i përkohshëm.
Ai ka zëvëndësuar trajnerin Matt Bloomfield, i cili u shkarkua nga klubi pas rezultateve të dobëta në “League One”./IndeksOnline/