75 Mall Live Search
21:43 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Rikthehet Victoria Bechkam, kaq e kënaqur për ribashkimin (Video)

Duket se ribashkimi i vajzave të “Spice Girls”, ka entuziazmuar jo vetëm fansat por edhe njërën nga anëtaret e grupit.

Bëhet fjalë për , Victora Bechkam, e cila aktualisht ndodhet në New York për promovimin e koleksionit të saj të ri në javën e modës, transmeton Indeksonline.

Këtë mëngjes Victorian ka hedhur një fotografi në rrjetin social Instagram  ku shfaqet duke përgatitur kafe dhe duke kërcyer nën ritmet e muzikës Jazz.

Vetëm një javë më parë grupi “Spice Girls”, anëtaret e së cilit janë, Mel C, Mel B, Geri Horner, Emma Bunton dhe Victoria Beckham, konfirmuan ribashkimin dhe zhvillimin e një turi botëror, i cili do të risjellë në vëmendje të fansave këngët e tyre të cilat janë shndërruar në hite.