75 Mall Live Search
18:52 / E Hënë, 13 Tetor 2025 / F.R

Nënshkruhet marrëveshja e paqes për Gazën

Presidenti amerikan, Donald Trump, së bashku me udhëheqës të tjerë rajonalë ka nënshkruar marrëveshjen e paqes në Gaza gjatë samiti në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, duke e cilësuar atë si një “nënshkrim shumë të rëndësishëm”.

Trump falënderoi stafin dhe ndihmësit e tij për arritjen e asaj që ai mendonte se do të ishte marrëveshja “më e vështirë për t’u arritur”, raporton CNN.

“Mendova se kjo do të ishte më e vështira dhe ndoshta në shumë mënyra ishte”.

“Kishim një gamë të mahnitshme talentesh dhe na ndihmuan, në veçanti, vendet e përfaqësuara në këtë tryezë”, është shprehur tutje Trump.