Reagon 100 milionëshi i Suedisë, Isak: Humbje e turpshme, gjithçka po shkon keq!

Kombëtarja e Kosovës ka arritur fitore historike në Goteborg ndaj Suedisë me rezultatin minimal 0-1.Fisnik Asllani realizoi golin e fitores në këtë ballafaqim.
Pas ndeshjes, Isak foli për mediat suedeze ku u shpreh tejet i zhgënjyer.“Është tmerrësisht e tmerrshme. E turpshme. I zhgënjyer, edhe një herë. Gjithçka është shumë keq”, tha Isak për mediat suedeze pas ndeshjes.
“Po luajmë shumë keq. Mënyra se si po luajmë nuk funksionon. Po e bëjmë shumë keq edhe individualisht. Është një kombinim i gjithçkaje. Ka pasur një zhvillim negativ që kur kanë filluar kualifikueset e Kupës së Botës, nuk ka pasur përparim. Është e trishtueshme”, përfundoi ai.