Moti sot, kryesisht i vranët

Mot kryesisht me vransira parashihet të mbretëroj ditën e martë. Intervale më të shpesha me diell paraqiten nga Dukagjinit.
Nuk përjashtohen mundësi që vransirat lokalisht të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Temperaturat minimale zbresin në 5C e 7C, derisa maksimalet gjatë arrinë deri në 16C e 18C. Frynë erë veriore e lehtë dhe mesatare 2-5m/s.
Pak më shpesh intervale me diell paraqiten nga dita e mërkurë dhe të enjten. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 15C e 17C, derisa minimalet të enjten në mëngjes zbresin deri në 3C e 4C. Nga dita e premtë parashihet shtim i vransirave, e më vonë edhe të reshura shiu, që vazhdojnë edhe përgjatë ditëve të fundjavës. Temperaturat zbresin deri në 12C e 14C. Nga dita e enjtë frynë erë jugore e juglindore e lehtë dhe mesatare 3-10m/s.