21 vjet nga tragjedia e maturantëve të Malishevës

Sot mbushen 21 vjet kur 15 maturantë të shkollës së mesme “Abdyl Frashëri” nga Malisheva humbën jetën gjatë një ekskursioni në Shqipëri.
Autobusi që po barte 15 maturantët që s’janë më dhe 34 shokë të tyre që u lënduan rëndë, kur u rrokullis dhe ra në humnerë, rreth orës 14:00 të 14 tetorit 2004, në Fushë-Arrëz të Pukës.
Të nesërmen, më 15 tetor, pas identifikimit të trupave të nxënësve të vdekur, shteti shqiptar i përcolli në mënyrë dinjitoze nga ushtria shqiptare deri në kufirin me Kosovën, nga TMK-ja i solli ata në lokalet e gjimnazit “Abdyl Frashëri” të Malishevës.
Varrimi i tyre u bë më 16 tetor, te “Lëndina e lotëve”, të lagjes së Gurit.
Në njëvjetorin e ngjarjes tragjike, Qeveria shqiptare ka ngritur një obelisk përkujtimor te vendi i ngjarjes në Fushë-Arrëz, kurse në përkujtimin e dyvjetorit të kësaj ngjarjeje, filloi ndërtimi i kompleksit memorial të varrezave të maturantëve edhe nga Qeveria e Kosovës, në qytezën e Malishevës.