75 Mall Live Search
08:10 / E Martë, 14 Tetor 2025 / L A

Taktika që i kushtoi trajnerit të Suedisë ndaj Kosovës

Kosova arriti të fitonte përsëri ndeshjen kualifikuese ndaj Suedisë.

Goli i Fisnik Asllanit në minutën e 32-të, ishte vendimtarja për “dardanët”, të fitonin ndeshjen historike duke e bërë ëndrrën për Botëror, një realitet të vërtetë.

Selektori i Suedisë, Jon Dahl Thomasson kishte tentuar një taktikë të pazakontë para kësaj ndeshjeje.

Thomasson kishte mbajtur sekret se kush do të startonte në fushë, ku i cili ua kishte bërë të ditur lojtarëve vetëm pak orë nga fillimi i ndeshjes, ndryshe nga më përpara ku ju kishte njoftuar në kohën e drekës.

Por kjo taktikë doli huq, pasi që Suedia është më afër të përfundojë në fund të tabelës se sa që të afrohet në krye të tabelës apo në vend të dytë.

Por Suedia, ka mundësinë që të arrijë megjithatë play-offin si shkak i paraqitjeve të tyre në Nations League, pasi përfunduar në vend të parë në ligën C, duke siguruar ngritjen në ligën B./IndeksOnline/