75 Mall Live Search
10:14 / E Martë, 14 Tetor 2025 / P M

Ushtruesi i detyrës pa afat, anulohet konkursi për zyrtarë të lartë në Thesarin e Kosovës

Konkursi për pozitën “Zyrtar i Lartë Ligjor” në Thesarin e Kosovës është anuluar tërësisht, pasi që është konstatuar se i gjithë procesi ishte i jashtëligjshëm, pasi ishte iniciuar nga një ushtrues detyre pa mandat të vlefshëm ligjor.

Një vendim i Këshillit të pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), e ka obliguar Ministrinë e Financave të anuloj në tërësi konkursin për zyrtarë të lartë ligjorë në Thesarin e Kosovës.

Vendimi vjen pas ankesës së parashtruar nga kandidatja Blerta Shala, e cila kishte kontestuar procedurën e rekrutimit. Pas analizimit të të gjitha shkresave dhe veprimeve administrative, KPMShCK konstatoi se konkursi ishte shpallur dhe proceduar nga një ushtrues detyre që kishte tejkaluar afatin ligjor të ushtrimit të funksionit, duke e bërë kështu të paligjshme të gjithë procesin e rekrutimit.

“Duke u bazuar në Vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civilë të Kosovës, me A.nr.1176/2025 dhe numër protokolli 5904/2025, të datës 03.09.2025, lidhur me konkursin me numër reference RN00017106, për pozitën “Zyrtar i Lartë Ligjor” në Thesarin e Kosovës, anulohet në tërësi procedura e rekrutimit.

Me qëllim të zbatimit të këtij vendimi, Burimet Njerëzore të Thesarit të Kosovës anulon konkursin dhe shfuqizon çdo akt apo veprim tjetër procedural të ndërmarrë në kuadër të këtij konkursi.”, thuhet në vendimin e KPMSHCK-së.

Më poshtë është vendimi për anulim të konkursit si dhe arsyetimi.