Votat e mërgimtarëve përcaktuese, nëse do të ketë balotazh në këto pesë komuna

Votat e ardhura më postë nga mërgimtarët tanë pritet të jenë përcaktuese për disa komuna, nëse do të ketë balotazh apo jo.
Në komunat: Gjilan, Gjakovë, Junik, Klinë dhe Han i Elezit votat e mërgimtarëve mund të vendosin nëse do të zhvillohet rund i ri i votimeve, më 9 nëntor.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar mbi 33 mijë vota me postë, të cilat do të verifikohen dhe numërohen pas përfundimit të numërimit të votave për këshilltarë komunalë.
Në Gjilan, kandidati i VV-së, ka fituar 49.79% të votave, i pasuar nga Arbër Ismajli i LDK-së më 34.24%.
Në Gjakovë, Ardian Gjini kryeson me 47.74% të votave, pas tij vjen Ardian Gola i VV-së, me 32.82%.
Në Junik Ruzhdi Shehu i LDK-së, pret që të kalojë pa balotazh me votat e mërgimtareve.
Njësoj pret edhe Zenun Elezaj i AAK-së në Klinë që ka fituar 48.04% të votave.
Ndërkohë që Mehmet Ballazi i PDK-së në Han të Elezit e ka shpallur fitoren pa balotazh me 50.94% të votave, por që votat e diasporës do të jenë vendimtare nëse do të ketë proces të ri zgjedhor apo jo./IndeksOnline/