Fiton zgjedhjet, por jo kuvendin, Bulliqit i duhen partnerë për shumicë

Shpejtim Bulliqi ka fituar për herë të tretë zgjedhjet si kryetar i Podujevës. Në zgjedhjet e 12 tetorit ai ka marrë mbi 20 mijë vota apo 53,42%.
Mirëpo, Bulliqi duket se do të ketë pak “telashe” me numrat në asamblenë komunale.
43,22% është përqindja që Vetëvendosje ka fituar për asamblenë, apo 15,468 vota.
Kështu, Bulliqi do të detyrohet që pas vetes të marrë disa parti të vogla për ta krijuar numrin në kuvendin komunal. /Indeksonline/