Faqja e njohur sportive i bën jehonë suksesit të Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës po kalon në ditët e saj më të mira.
“Dardanët”, arritën fitoren e madhe ndaj Suedisë në Gotenburg, duke e bërë ëndrrën për Botëror të jetë më afër se kurrë.
Faqja e njohur sportive, “OneFootball”, publikoi një fotografi në faqen e tyre në Facebook duke i dhënë jehonë suksesit të “Dardanëve”.
Kosovës tashmë i duhet vetëm të fitojë ndaj Sllovenisë në Lubjanë, për të siguruar të paktën kualifikimin në play-off të Kampionatit Botëror./IndeksOnline/