CRISTIANO RONALDO thyen edhe një tjetër rekord

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka shkruar sërish historinë në futbollin botëror.
Ai është shpallur golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës, duke vendosur një tjetër rekord të jashtëzakonshëm në karrierën e tij, shkruan IndeksOnline.
Ronaldo po vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Portugalisë, kjo dëshmon se mosha është vetëm një numër dhe se përkushtimi e profesionalizmi i tij mbeten shembull për brezat e rinj të futbollistëve.
Ky është vetëm një ndër dhjetëra rekordet që portugezi ka thyer gjatë karrierës së tij, duke forcuar edhe më shumë statusin e tij si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit botëror.