Keisi mahnit me pamjen e saj natyrale

Keisi Medini, ish-banorja e shumëpërfolur e Big Brother VIP Albania, ka rrëmbyer sërish vëmendjen në rrjetet sociale.
Në disa foto të publikuara në Instagram, Keisi shfaqet me një pamje minimaliste, duke lënë në plan të parë bukurinë e saj natyrale dhe sharmin që e karakterizon.
Me flokët e kapura, një xhaketë lëkure dhe makeup të lehtë që thekson tiparet e saj delikate, Keisi dëshmon edhe një herë se stili dhe thjeshtësia mund të jenë kombinimi perfekt për të lënë gjurmë./IndeksOnline/
