75 Mall Live Search
13:56 / E Mërkurë, 15 Tetor 2025 / G T

Situata e Dijon Kamerit, futbollisti i Cracovias në opsion për Kosovën

Dijon Kameri është një prej futbollistëve të radhës që mund t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës.

FFK-ja moti kohë ka shprehur interesim për futbollistin, që tashmë është pjesë e Cracovias në Poloni, shkruan Indeksonline

Por, në disa raste mesfushori 21-vjeçar ka refuzuar fanellën “dardane” për shkak se ka luajtur me grupmoshat e reja, Austria U21.

Kameri u transferua në Cracovia gjatë afatit veror nga RB Salzburgu i Austrisë, kurse më parë ka luajtur edhe për ekipiet tjera, si: Grasshoppers, SCR Altach dhe FC Liefering.

Tani Kombëtarja e Kosovës ka siguruar shumë futbollistë në pozitën e mesfushës, por ardhja e Kamerit do ta rriste konkurrencën edhe më shumë./Indeksonline/

Salzburg verleiht U21-Teamspieler Dijon Kameri weiter nach Altach |  Transfermarkt