75 Mall Live Search
18:30 / E Mërkurë, 15 Tetor 2025 / AR

Dashuria e vajzës për babain, Anisa bën gjestin më të bukur të vitit

Këngëtarja e njohur Anisa Veseli ka bërë një veprim që ka prekur zemrat e shumë fansave të saj.

Sipas një postimi që ajo publikoi së fundi në rrjete sociale, ajo i ka bërë babait të saj një dhuratë shumë të veçantë, një udhëtim për të kryer Umren, vizitë e shenjtë në Mekë, shkruan Indeksonline.

Në mesazhin që Anisa ka treguar publikisht, babai i saj shpreh falënderim për vajzën:

“Mke befasu mke shti me kajt. Te dish. U kan diqka shum e madhe per mu veq qe me thirre edhe ishalla more zot ta jep zoti te maren e ecën rrugës tina”.

Ky moment na kujton se edhe artistët, përtej skenës dhe famës, janë njerëz që ruajnë lidhje të forta familjare dhe shprehin publikisht falënderimin e mirënjohjen për prindërit./Indeksonline/