Numërohen mbi 40 % e kutive, këta janë asambleistët më të votuar në Gjakovë

Tashmë janë numëruar 40 % e kutive të kandidatëve për asamble komunale në qytetin e Gjakovës.
Në bazë të rezultateve të KQZ-së, pesë kandiatët më të votuar nga AAK-ja janë Ardian Gjini me 4,999 vota, Amir Mamusha me 348 vota, Eranda Baçi me 318 vota pastaj Freskim Radoniqi me 256 vota dhe Teuta Pallaska Milla me 273 vota.
Nga Lëvizja Vetëvendosje prinë Mimoza Shala me 4,559 vota, Mustafa Domi me 351 vota, Ledian Rexha me 275 vota, Albi Rudi me 278 vota dhe Shqipe Fejza me 245 vota.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës prinë Shefqet Shehu me 2 mijë e 184 vota, pastaj në radhë janë Jon Bytyqi me 392 vota, Kujtim Golaj me 178 Vota, Erion Kameri me 166 vota dhe Dafina Zeka me 74 vota.
Nga PDK-ja listës i prinë Hajdar Beqa me 2,222 vota, pastaj Adelina Shehu Kola me 215 vota, Edon Zeneli me 208 Vota, Bashkim Gashaj me 157 vota dhe Gani Hajdari me 171 Vota./Indeksonline/