“Krejt janë lojtarët e mi”, Edi Reja për Sylvinhon: Ka merita, por s’ka zbuluar asnjë futbollist…!

Ish-trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, ka kritikuar Sylvinhon, duke thënë se ky i fundit s’ka zbuluar asnjë lojtar të ri.
Reja ishte shkarkuar nga pozita e trajnerit te “kuqezinjtë” në vitin 2022, shkruan Indeksonline
Ai ka marrë të gjitha meritat, që tashmë Shqipëria ka një top-skuadër, duke thënë se Sylvinho nuk ka zbuluar asnjë lojtar, por që ka merita…!
“Sylvinho nuk ka zbuluar lojtar të ri. Ai ka meritat e tij, por ata janë lojtarët e mi.
“Unë mora Asllanin. Ai po shkonte te Italia. Fola me agjentin e tij dhe e bëra të kthehej te ne. Mitaj donte të shkonte të luante për Greqinë. Babai i tij donte që ai të luante për ta”, ka thënë Edi Reja
Kujtojmë se Reja ka menaxhuar Shqipërinë në 37 ndeshje, ku kishte 14 fitore, 8 barazime dhe 15 humbje./Indeksonline/