75 Mall Live Search
18:49 / E Shtunë, 18 Tetor 2025 / H F

Akuzat për dhunë në familje: Ish-burri i Denise Richards lirohet me garanci

Ish-bashkëshorti i aktores Denise Richards, Aaron Phypers, është liruar vetëm pak orë pas arrestimit të tij të premten jashtë një gjykate në Los Anxhelos, në kuadër të betejës së tyre të vazhdueshme ligjore për divorc.

Sipas TMZ, 53-vjeçari u lirua atë mbrëmje pasi pagoi garancinë prej 200 mijë dollarësh, duke dalë nga stacioni i policisë Lost Hills Sheriff’s Station, shkruan Daily Mail- transmeton IndeksOnline.

Arrestimi ndodhi gjatë seancës gjyqësore

Më herët gjatë ditës, Phypers dhe Richards kishin marrë pjesë në një seancë gjyqësore, kur ai u arrestua në mënyrë të papritur nga oficerët e Sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit.

Avokati i Phypers, Michael Finley, deklaroi për Daily Mail: “Ende nuk kam parë aktakuzën penale, por nga ajo që di deri tani, duket të jenë të njëjtat akuza që tashmë po i kundërshtojmë në çështjen për dhunë në familje. Besojmë se do të vërtetohet se janë të pavërteta dhe se ai do të shpallet i pafajshëm edhe në këtë rast.”

Akuzat: dhunë bashkëshortore

Nga ana tjetër, një përfaqësues ligjor i Denise Richards deklaroi për Us Weekly se arrestimi i Phypers lidhet me “dhunë bashkëshortore”.

Ndërkohë, as Richards dhe as Phypers nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë publike lidhur me ngjarjen.