75 Mall Live Search
09:01 / E Diele, 19 Tetor 2025 / Burim

Rrahin grat e tyre, dy gjilanas përfundojnë në pranga

Dhuna në familje po vazhdon të jetë shqetësuese në vendin tonë.

Dy raste të tilla kanë ndodhur dje në komunën e Gjilanit.

Policia njofton se dy gra kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga bashkëshortët e tyre, raporton IndeksOnline.

“Gjilan / 18.10.2025 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas dhe djalit të tij. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

“Gjilan / 15.10.2025 – 15:30. Më 18.10.2025 është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /IndeksOnline/