75 Mall Live Search
10:25 / E Diele, 19 Tetor 2025 / Burim

Bashkim Ramosaj dhe AAK marrin bindshëm votat e diasporës!

Pas besimit që mori nga qytetarët e Deçani duke fituar pa balotazh këtë komunë në zgjedhjet e 12 tetorit, Bashkim Ramosaj ka dominuar me vota edhe nga diaspora.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ramosaj ka falënderuar mërgatën për besimin e dhënë duke e quajtur vulë për fitoren e madhe të AAK-së në Deçan, raporton IndeksOnline.

Postimi i plotë:

FALEMINDERIT MËRGATË! ❤️

Votat tuaja e vulosën fitoren tonë të madhe!

Edhe këtë herë treguat se dashuria për vendlindjen nuk njeh kufij.

Me përzemërsi ju falënderoj për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme dhe për besimin që më keni dhënë në këto zgjedhje!

Kjo fitore është edhe e juaja!

Na keni bërë krenarë!

Me mirënjohje të thellë,

Bashkim Ramosaj