75 Mall Live Search
11:01 / E Diele, 19 Tetor 2025 / Burim

​Ja sa qytetarë ushtruan të drejtën e votës deri në ora 9:00 në zgjedhjet lokale në Maqedoni të Veriut

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni të Veriut, ka publikuar të dhënat e para për daljen e votuesve deri në orën 9. Sipas këtyre të dhënave, deri në orën 9:15 të drejtën e tyrepër të votuar e kanë shfrytëzuar 3 për qind e votuesve.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni të Veriut, ka publikuar të dhënat e para për daljen e votuesve deri në orën 9. Sipas këtyre të dhënave, deri në orën 9:15 të drejtën e tyrepër të votuar e kanë shfrytëzuar 3 për qind e votuesve.

Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, tha se të gjitha qendrat e votimit u hapën në kohë dhe se votimi po zhvillohej pa probleme.

“Përfshi orën 09:15 mëngjesin e sotëm, nga numri i përgjithshëm. Nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në listën zgjedhore. Numri i vendvotimeve nga ku kanë ardhur të dhënat janë 76,91 për daljen e qytetarëve, këto janë gjithsej 2672 v vendvotime, ku në këto vendvotime janë të regjistruar gjithsej 1 milion e 394 mijë e 750 qytetarë. Numri i përgjithshëm i votuesve që kanë votuar në vendvotimet nga ku kanë ardhur të dhënat, janë 41.890 qytetarë që deri 09:15 e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës. Numri i përgjithshëm i përqindjes të votuesve që kanë ardhur të dhënat, është 3% në nivel shteti”, tha mes tjerash Boris Kondarko, kryetar i KSHZ-së.

Sipas tij, deri më tani, KSHZ-ja nuk ka marrë asnjë raport në lidhje me rrjedhën e votimit për asnjë qendër votimi ose nga ndonjë komision zgjedhor komunal.

Gjatë konferencës së parë për shtyp KSHZ-ja njoftoi për një pengesë teknike në një vendvotim në Kumanovë. Sipas kreut të KSHZ-së Boris Kondarko, për shkak të ndërprerjes së rrymës elektrike në këtë vendvotim nuk mund të përdoret aparati biometrik. Me vendim të KSHZ-së votimi ka vazhduar me sprej dhe uv lamb.