Përfundon numërimi i votave të diasporës në Rahovec, këto janë rezultatet

Po vazhdon numërimi i votave të diasporës që kanë ardhur për zgjedhjet e 9 tetorit.
Në komunën e Rahovecit, tanimë janë numëruar të gjitha votat e ardhura me postë.
Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, i pari me vota të diasporës qëndron Burim Krasniqi i LDK-së me 34.92%, derisa i dyti është Smajl Latifi me 30.48%.
Mëgjithatë këto vota janë të pamjftueshme për kandidatin e LDK-së që të futet në baalotazh, pasi aty do të përballën Smajl Latifi i AAK-së dhe Ali Dula i Vetëvendosjes./IndeksOnline/
