75 Mall Live Search
15:36 / E Diele, 19 Tetor 2025 / L A

Guardiola nuk e përjashton rikthimin e Grealish te City: Ka kontratë me ne

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka lënë të hapur mundësinë që Jack Grealish të rikthehet në klub pas përfundimit të huazimit të tij te Everton në fund të sezonit.

Grealish, i cili iu bashkua Evertonit në verë për të rigjetur formën e tij, po kalon një periudhë shumë të mirë në “Goodison Park”, duke qenë një nga lojtarët më ndikues të skuadrës, përcjell Telegrafi.

“Mendoj se ai ka një kontratë edhe për një vit me ne pas këtij sezoni”, tha Guardiola për mediat angleze.

“Gjëja e rëndësishme është se ai është rikthyer. Ka pasur ndikim të madh në ndeshjet me Evertonin. Pas asaj që ndodhi, ndoshta Manchester City do ta dëshirojë përsëri, por nuk e di. Shumë gjëra mund të ndodhin ende. Do ta shohim”.

Guardiola u shpreh i kënaqur me mënyrën se si sulmuesi anglez po reagon pas vështirësive që pati në fundin e sezonit të kaluar.

“E rëndësishme është që ai po luan sërish shumë minuta. Ky është standardi. Jam vërtet i lumtur që ai është rikthyer dhe po përpiqet të japë më të mirën e tij”.

Sipas raportimeve, Evertoni ka një klauzolë blerjeje prej 50 milionë funtesh në marrëveshjen e huazimit, por mbetet për t’u parë nëse klubi do ta shfrytëzojë atë për ta bërë transferimin e Grealish të përhershëm.