Ledri Vula jep lajmin e madh, po vjen hiti i ri, gati të sjellë verën në tetor!

Ikona e hip-hopit, Ledri Vula, ka ndezur rrjetet sociale me një paralajmërim të ri muzikor.
Përmes një postimi në Instagram, ai ka zbuluar se shumë shpejt do të publikojë këngën e tij më të re, të cilën e ka quajtur “Sexiest song otw” (kënga më seksi në ardhje), shkruan Indeksonline.
Fansat janë menjëherë bërë kuriozë për projektin e ri, duke lënë me komente dhe reagime pozitive.
Siç duket, Ledri po përgatitet të sjellë diçka ndryshe, me ritme që premtojnë të pushtojnë skenën muzikore.
Ende nuk dihet data e saktë e publikimit, por me sa duket, Ledri është gati të rikthehet fuqishëm në listat e hiteve./Indeksonline/