75 Mall Live Search
08:52 / E Hënë, 20 Tetor 2025 / L A

Suedia zyrtarizon selektorin e ri, vjen ish-dështaku i Chelseat

Suedia e ka një trajner të ri pas shkarkimit të Jon Dahl Tomassonit.

Bëhet fjalë për anglezin Graham Potter, i cili rikthehet në Suedi pas 7 vitesh.

Anglezi, do të ketë një mision të vështirë pasi që do të synojë të rikthejë fitoret pas një fillimi katastrofik në kualifikueset e Botërorit.

Potter, kishte menaxhuar skuadrën e Ostersundit në të cilën kaloi 7 vite, ku po ashtu i çoi deri në fazën e 1/16-tave të Europa League.

Potter, po ashtu ka menaxhuar skuadra si Brightoni, Chelsea dhe së fundi te West Ham United, ku ishte shkarkuar./IndeksOnline/