Aktorja kufizoi komentet, bëri shkrimin e çuditshëm në përvjetorin e martesës

Aktorja Kristen Bell është detyruar t’i kufizojë komentet në postimin e saj të fundit në Instagram pasi shkaktoi një mori kritikash për mënyrën se si shënoi 12-vjetorin e martesës me bashkë-yllin Dax Shepard, shkruan LADbible.
Bell ndau një foto të çiftit me një mesazh të pazakontë “romantik” që mori nga bashkëshorti i saj, transmeton Indeksonline.
Ajo shkroi: “Gëzuar 12-vjetorin e martesës burrit që dikur më tha: ‘Nuk do të të vrisja kurrë. Shumë burra kanë vrarë gratë e tyre në një moment të caktuar. Edhe pse jam shumë e tunduar të të vras, nuk do ta bëja kurrë.'”
Kjo kartolinë urimi, për të mos thënë më shumë, shkaktoi reagime të përziera. Ndërsa disa nga miqtë e tyre të famshëm, si aktori Terry Crews, thanë se “kjo është dashuri” dhe të tjerë komentuan se ishte “gjëja më romantike që kanë dëgjuar ndonjëherë”, shumë ndjekës nuk u pajtuan me mendimin e tyre.
Shumë përdorues thanë se postimi ishte i pakëndshëm, veçanërisht pasi u postua “gjatë Muajit të Ndërgjegjësimit për Dhunën në Familje”.
Një përdoruese iu lut asaj “të lutem mos bëj shaka për këtë”. Shumë ranë dakord se ishte një “citat i çuditshëm”. Edhe profili Dateline i NBC u bashkua në diskutim, duke komentuar se postimi ishte filmuar nga ekrani, pas së cilës Bell vendosi t’i kufizonte komentet në disa nga postimet e saj./Indeksonline/