75 Mall Live Search
18:27 / E Hënë, 20 Tetor 2025 / F.R

Ushtria britanike do të ketë fuqinë për të rrëzuar dronët mbi bazat ushtarake

Rregullat e reja do t’i lejojnë ushtrisë britanike të rrëzojë dronët pranë bazave ushtarake në Britaninë e Madhe, njoftoi ministri i Mbrojtjes John Healey.

Dronë janë parë mbi baza ushtarake, duke përfshirë disa që përdoren nga forcat amerikane në Britaninë e Madhe, ndërsa vende të tjera në Europë gjithashtu kanë përjetuar ndërprerje, me spekulime se disa nga këto incidente mund të kenë lidhje me Rusinë.

Fuqitë e reja për mbrojtjen e bazave ushtarake do të përfshihen në Ligjin e forcave të armatosura, ku Healey premton të “bëjë atë që duhet për të mbajtur të sigurt popullin britanik”.

Britania e Madhe dërgoi ekspertë të specializuar kundër dronëve në Danimarkë në shtator pas aktiviteteve të dyshimta, ndërsa vitin e kaluar disa dronë të paidentifikuar u panë disa herë mbi tri baza ajrore të përdorura nga forcat amerikane në Britani, “ RAF Lakenheath” e “RAF Mildenhall “në Suffolk, dhe “RAF Feltwell “në Norfolk.