75 Mall Live Search
08:27 / E Martë, 21 Tetor 2025 / AR

Trump dhe Albanese nënshkruajnë një marrëveshje për mineralet natyrore

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministri australian, Anthony Albanese kanë nënshkruar marrëveshje për burimet natyrore.

Përmes një postimi në X Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se dy liderët e dy shteteve kanë nënshkruar marrëveshjen që cilësohet si e rëndësishme për të forcuar aleancën SHBA-Australi.

“Presidenti Donald J. Trump dhe kryeministri australian Anthony Albanese nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme për mineralet për të siguruar burimet natyrore jetësore dhe për të forcuar aleancën SHBA-Australi”, thuhet në postimin e Shtëpisë së Bardhë në X.