Ndodh në Ferizaj, instruktorja e autoshkollës gjobitet për përdorim telefoni!

Patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor gjatë kontrolleve të rregullta në komunikacion, ka ndaluar një automjet të autoshkollës në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, i cili ishte duke u drejtuar nga kandidatja G.H., nën mbikëqyrjen e instruktores së shoferëve N.S. (51 vjeçe).
Gjatë lëvizjes, kandidatja është kapur në flagrancë duke përdorur telefonin celular, gjë që përbën kundërvajtje sipas Ligjit Nr. 05/L-064 për rregullat e trafikut rrugor, neni 54, paragrafi 2.
Për shkak se instrukturja është përgjegjëse për veprimet e kandidatit gjatë ushtrimeve, ndaj saj policia ka shqiptuar gjobë në bazë të Ligjit Nr. 08/L-186, neni 231, paragrafi 9.2, në vlerë prej 200 euro, me 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të mjetit me veprim motorik për tre (3) muaj.
Instruktorja në fjalë ka qenë e evidentuar edhe më parë për kundërvajtje të përdorimit të telefonit, duke vepruar për herë të dytë në kundërshtim me ligjin e trafikut rrugor.