“BILD”: Ramaj e ka refuzuar Kosovën

Portieri i Heidenheimit, Diant Ramaj është futur në qendër të vëmendjes në mediat e Kosovës qe një kohë.
24-vjeçari, shpesh lidhej me zërat se do t’i bashkohet Kosovës apo edhe Shqipërisë si përforcim i ri në portë.
Madje kishte zëra se një marrëveshje ishte afër realizimit, ku do t’ishte i pranishëm edhe për ndeshjet e nëntorit ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.
Por kjo u hodh poshtë nga vetë lojtari dhe agjenti i tij, Jürgen Schwab të cilët deklaruan për “BILD”-in se nuk do t’u bashkohet “dardanëve”.
“Raportet janë pa dyshim të rreme. Interesi nga Kosova është i njohur dhe e kënaq Diantin, por ai e ka bërë të qartë në këtë pikë: Ai nuk do të luajë për Kosovën, nuk është problem për të”, deklaroi Schwab.
Ramaj, këtë sezon në Bundesliga ka 13 paraqitje me Heidenheimin, ku ka arritur të mbajë 1 herë portën e paprekur./IndeksOnline/