75 Mall Live Search
11:38 / E Martë, 21 Tetor 2025 / L A

E pranon Thomas Muller: Mund të kisha luajtur për Barcelonën

Thomas Muller, 36 vjeçar, po vazhdon karrierën e tij në MLS me Vancouver Whitecaps, pasi fitoi gjithçka me Bayern Munichun.

Por legjenda gjermane ka zbuluar se muan të luante te Barcelona, ​​një klub kundër të cilit ka një rekord mbresëlënës prej tetë golash dhe dy asistash në 10 paraqitje.

Në një intervistë me emisionin Blickpunkt Sport , kampioni i botës i vitit 2014 pranoi:

“Mund ta imagjinoja një të ardhme te Barcelona, ​​po. Nëse Hansi Flick, i cili më njeh shumë mirë, do të më kishte telefonuar dhe nëse projekti i klubit do të më kishte pëlqyer, kjo mund të kishte ndodhur. Është një klub i nivelit të lartë ku të gjithë e dinë se çfarë pritet prej teje.”

Edhe pse nuk kishte një ofertë specifike, prania e Hansi Flick në krye të katalanasve dhe ish-shokut të tij të skuadrës Robert Lewandowski mund të kishte hapur derën për transferimi.