75 Mall Live Search
11:43 / E Martë, 21 Tetor 2025 / Z S

Aksidenti te rrethi i spitalit, tre persona pësojnë lëndime

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot afër Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Indeksonline merr vesh se në aksident janë përfshirë tre vetura.

Rasti u konfirmua edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Pllana tha se përplasja mes automjeteve ka ndodhur sot rreth orës 11:00.

“Të lënduarit kanë pranuar trsjtim mjekësor. Me rastin po merret Njësia e trafikut e Prishtinës”, tha Pllana./Indeksonline