75 Mall Live Search
12:04 / E Martë, 21 Tetor 2025 / L A

Jose Mourinho i bën një homazh të bukur sir Bobby Robsonit

Benfica e Jose Mourinhos do të zhvillojë ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve ndaj Newcastles.

Dhe kjo ndeshje ka një rëndësi të veçantë për portugezin, pasi që kjo skuadër është ish-skuadra e mentorit të tij të ndjerë, sir Bobby Robson.

Mourinho, kishte për të thënë fjalë të mira për Newcastle si edhe për të ndjerin Robson.

“Shkëmbeva disa fjalë me Bobby-n kur u ktheva këtu sot. Është një emocion i madh. Kur hyj këtu, ndihem afër tij. Në këtë stadium, njerëzit nuk vijnë këtu për të parë ndeshjen, ata vijnë për të luajtur përkrah ekipit”, pohoi Mourinho. “Ky qytet ka një kulturë krejtësisht të ndryshme nga Londra dhe klubet e mëdha si Chelsea, Tottenham dhe Arsenal. Më pëlqen të vij këtu për të luajtur. U kam thënë lojtarëve të mi, është bukur, se është një atmosferë e jashtëzakonshme në këtë stadium dhe në këtë qytet”, deklaroi Mourinho gjatë konferencës.

Mourinho, kishte qenë përkthyes i anglezit gjatë kohës ku anglezi ishte te Sportingu dhe Porto e po ashtu ishte asistenti i tij te Barcelona.

Robson, kishte ndërruar jetë në vitin 2009 pasi ishte sëmurë me kancerin.

Kujtojmë se ndeshja Newcastle-Benfica, zhvillohet sonte në “St.James Park” në orën 21:00./IndeksOnline/