75 Mall Live Search
19:59 / E Martë, 21 Tetor 2025 / BA

Menaxheri i Diant Ramaj: Qëndrimi i tij është i qartë, ai nuk do të luajë për Kosovën

Diant Ramaj është përfolur së fundmi në Kosovë se do të ndryshojë përfaqësuesen. Kështu do të duhej të hiqte dorë nga pritja e ftesës së Gjermanisë, për të luajtur me “dardanët”.

Menaxheri i Ramajt, Jurgen Zhvab, ka mohuar zërat për gardianin. Sipas tij zgjedhja është bërë.

“Zërat janë patjetër të rreme. Interesimi nga Kosova është i ditur dhe Dianti është i kënaqur për këtë, por ai e ka bërë të qartë qëndrimin e tij. Nuk do të luajë për Kosovën. Kjo nuk diskutohet prej tij”, u shpreh menaxheri i Ramajt.

Duhet thënë se 24-vjeçari mund të përfaqësojë edhe Kombëtaren kuqezi. Këtë sezon po luan si titullar në Bundesligë me Heidenheim, ndërsa është huazuar nga Borusia Dortmund. Ramaj konsiderohet si një nga portierët më të mirë që Gjermania ka nxjerrë në vitet e fundit.