Vrasja e Auron Thaqit/ Mbahet sot seanca gjyqësore

Sot dhe nesër, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, do të mbahen seancat për rastin e vrasjes së 26-vjeçarit, Auron Thaqi.
Përpara trupit gjykues pritet të jape dëshminë mjeku ligjor i përcaktuar për këtë rast.
26-vjeçari Auron Thaqi humbi jetën pasi u godit me thikë nga një person, në Prizren.
Dyshohet se pasi u ther me thikë, Auroni u hodh në rrugë nga një veturë në levizje.
Ai vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra, në korrik të vitit të kaluar.
Në këtë rast, të dyshuar janë Enes Enver Ay dhe Hajrullah Bërcani.