75 Mall Live Search
09:37 / E Mërkurë, 22 Tetor 2025 / G T

“Mos më largo, dua të luaj…”, zbulohet biseda mes Lamine Yamalit dhe Hansi Flickut

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore të thellë 6:1 ndaj Olympiacosit, në ndeshjen e vlefshme për UEFA Champions League.

Lamine Yamal shënoi një gol nga penalltia, shkruan Indeksonline

Por, ai u largua në minutën e 75-të edhe pse ylli spanjoll dëshiroi të luante edhe më shumë.

Një faqe e klubit katalunas, e ka zbuluar bisedën mes Yamalit dhe Hansi Flickut.

“Prit, mos më zëvendëso, më mbaj në lojë edhe pak – dua të luaj”, ishin fjalët e Lamine Yamalit.

Por, kur kaluan disa minuta, Hansi Flick e largoi nga fusha dhe të dytë paten një bisedë: Qetësohu, do të luash të dielën!

Kujtojmë se të dielën, zhvillohet ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës në La Liga.//Indeksonline//