Ziyech gjen klubin e ri, vazhdon karrierën në Marok

Hakim Ziyech ka gjetur klubin e tij të ri.
Marokani, do të vazhdojë karrierën e tij në Marok te gjiganti Wydad Casablanca ku pritet të transferohet si lojtar i lirë.
Kjo do të jetë aventura e tij e parë në një klub të vendit të tij, me marrëveshjen e cila ishte arritur gjatë ditës së sotme.
Ziyech, së fundi kishte qenë te Al-Duhail në Katar, ku bëri vetëm 9 paraqitje dhe shënoi 1 gol./IndeksOnline/