75 Mall Live Search
19:22 / E Mërkurë, 22 Tetor 2025 / Gj Sh

Ramadani para ndeshjes me Omonia: Do të luajmë për tre pikë

Trajneri i Dritës, Zekrija Ramadani, ka folu në konferencë për media para ndeshjes së Conference League, ndaj Omania.

Ramadani tha se skuadra e tij do të futet për të marr tre pikë nga kjo përballje, shkruan IndeksOnline.

Ai shpreson që nesër Drita të ketë mbështetje të madhe edhe nga tifozët, pasi ndeshja luhet në stadiumin ;;Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

“Edhe gjatë stërvitjeve normal jemi munduar të gjejmë edhe pikat e forta dhe pikat e dobëta të kundërshtarit por ne jemi vendas ndeshja e parë që e luajmë në shtëpi dhe besoj që do jetë një mbështetje e madhe e tifozëve tanë sepse ajo do të jetë një motiv shtesë dhe shpresojë në një lojë të mirë pasi që mbështetja e tifozëve ngrit moralin. Duhet të luajmë shumë guximshëm të mos kemi frikë nga kundërshtari dhe ta respektojmë veten gjatë lojës”, tha Ramadani.

“Ekipi ynë hyn për të shënuar ndoshta do të jetë gol i fitores, ndoshta s’do të ketë vlerë fare, por mund të jetë edhe gol i ndonjë barazimit, ne nuk dalim për të luajtur për të mos ta humbur takimin ne dalim për ta fituar takimin duke u bazuar ne karakterin e fortë të futbollistëve tanë. Shpresojë t’a mbajë portën tonë të paprekur dhe t’i marrim tri pikët e tona të para.”, ka deklaruar Ramadani./IndeksOnline/