75 Mall Live Search
23:25 / E Mërkurë, 22 Tetor 2025 / S Z

Murati kritikon opozitën për bllokadën e Planit të Rritjes së BE-së

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka kritikuar opozitën, sipas tij, për bllokadën e financimeve ndërkombëtare për Kosovën.

Murati tha se opozita për muaj të tërë ka refuzuar të ratifikojë marrëveshjen prej 90 milionë eurosh me Bankën Botërore, një kredi me kamatë 0%, ndërkohë që tani po ankohen pse Kosova ende nuk po përfiton nga Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian, financim i cili është kredi me kamatë 3 – 4%.

“Vonesa e përfitimit nga Plani i Rritjes vjen si pasojë e bllokadës që opozita ia bëri Kuvendit, duke pamundësuar ratifikimin e tij,” theksoi Murati.

Ministri ka theksuar se realizimi i këtyre fondeve është i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për realizimin e projekteve prioritare për qytetarët.