BE-ja me sanksione të reja ndaj Rusisë së Putinit

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për marrëdhënie me jashtë dhe politika të sigurisë, Kaja Kallas, ka konfirmuar miratimin e paketës së re të sanksioneve diplomatike, që synojnë resurset dhe lidhjet ruse.
Kallas njofton se paketa e re e sanksioneve nga BE-ja synon bankat ruse, kriptovalutat, subjekte në Indi e Kinë, e kështu me radhë, shkruan IndeksOnline.
“Sapo miratuam paketën tonë të 19-të të sanksioneve.
Ajo synon bankat ruse, bursat e kriptovalutave, subjektet në Indi dhe Kinë, ndër të tjera. BE-ja po frenon lëvizjet e diplomatëve rusë për të kundërshtuar përpjekjet e destabilizimit. Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për Putinin të financojë këtë luftë”, ka thënë Kallas.