75 Mall Live Search
15:06 / E Enjte, 23 Tetor 2025 / G T

Ardon Jashari i gatshëm kundër Kosovës, mësohet data e kthimit në fushë

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Ardon Jashari është rikthyer në disa seanca stërvitore, të lehta dhe po bëhet gati për t’u rikthyer në fushën e blertë.

Mesfushori i cili u transferua te Milani gjatë afatit kalimtar të verës, më datën 8 nëntor pritet që të jetë në stolin e “kuqezinjëve” për ndeshjen kundër Parmas, shkruan Indeksonline

Nuk dihet saktë, kjo varet krejt nga trajneri Murat Yakin – pra nëse ky i fundit e fton, atëherë Jashari pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”.

Kujtojmë që Jashari pësoi një lëndim menjëherë në fillim të sezonit, ku e la atë jashtë fushave për më shumë se 6 javë./Indeksonline/