Sonte shpërndahen ushqim dhe veshmbathje në Prishtinë, lajmëroni këtë person për dikë që ka nevojë (Foto)
Një aksion humanitar është organizuar së fundi në sheshet e Prishtinës, ku janë grumbulluar gjëra ushqime dhe veshmbathje.
Të gjitha këto që janë mbledhur do të shpërndahen sonte në familjet në nevojë në rrethinë të Prishtinës, transmeton Indeksonline.
Këtë e ka bërë të ditur një i ri përmes Favcebook-ut, ku ka kërkuar se kushdo që di familje që kanë nevojë të lajmërohen pasi janë rrugëve sonte./Indeksonline/