75 Mall Live Search
21:18 / E Enjte, 23 Tetor 2025 / F.R

Efi flet pas operimit, tregon gjendjen shëndetësore të saj

Ish banorja e Big Brother VIP Albania, Efi Dhedhes ka ndarë një video-mesazh me ndjekësit e saj ditën e sotme, një ditë pas daljes nga operacioni.

Ajo theksoi se është mirë dhe në gjendje të qëndrueshme.

“Zakonisht kur dal nga narkoza, sepse në fakt ky është operimi i katërt që unë bëj, jam shumë në qejf dhe kam shumë gjëra për të thënë, por kësaj radhe qenkam shumë e plogësht. Dje dola nga operimi mirë, kisha energji dhe jam çuar në këmbë, sot kam shumë dhimbje.

Efi gjithashtu theksoi se kjo nuk është një ndërhyrje estetike, por shëndetësore.

“Nuk është ndërhyrje estetike, është ndërhyrje shëndetësore, jo diçka për t’u shqetësuar. Thjesht ndonjëherë kur gjendesh në situata të tilla dhe ke dhimbje, kupton sa pa vlerë është çdo gjë tjetër përveç shëndetit tënd. Kështu, një kujtesë për ty: kujdesu për veten se shëndeti është gjëja më e rëndësishme”, përfundoi Efi.